Drejk fitoi bastin milioner për Argjentinën, largoi mallkimin për veten dhe të tjerët!

Këngëtari i njohur kanadez kishte mbushur një skedinë “të madhe” për finalen e Kupës së Botës. Drejt kishte shkruar “e bardha mbi të zezë” se Argjentina do ta fitonte ndeshjen me Francën dhe për këtë kishte vendosur bast 1 milionë USD. Nuk habitemi sepse me popullaritetin dhe të ardhurat që ka, kaq para për të bëjnë sikur të jetë një 1 000-lekësh për njerëzit me rroga normale. Gjithsesi, këtë herë i doli mbarë pasi në një ndeshje të arteve të përziera marciale (UFC) kishte humbur 2 milionë USD. Parashikimi i tij kishte koeficient 2.75 e kjo do të thotë se Drejku fitoi 2.75 milionë USD, por njëkohësisht largoi mallkimin që e shoqëronte atë dhe të tjerët kur vinte puna tek sporti.

Sfidanti.al