Le të jesh rekordmen i titujve në NBA bashkë me Bostonin. Emri dhe fanela nuk të bëjnë punë gjithmonë, nëse nuk ke në fushë lojtarët e duhur dhe Los Anxhelos Lejkërsat këtë herë nuk i patën. Lebron Xhejmsi dhe Entoni Dejvisi munguan në përballjen tepër të fortë në fushën e Feniksit dhe kjo ndikoi jashtë mase. Bashkë me dy yjet kryesorë, mungoi edhe Rasëll Uestbruk, dhe që të tre ishin të dëmtuar. Ekipi nga Arizona fitoi në shtëpi me shifrat 130-104 duke mos pasur ndeshja asnjë histori, ndërsa Kris Pol pati shifrën më të lartë të sezonit, 28 pikë. Nuk mund të thuash se Feniksi nuk pati probleme pasi Devin Bukeri nuk luajti për shkak dëmtimi dhe plot 5 lojtarë të tjerë ishin në infermieri. Arizonasit janë në vendin e e tretë në Perëndim, ndërsa Lejkërsat në vendin e 12-të.
Sfidanti.al