Mesi mori Topin e Artë, Ronaldo përfundoi në skuadrën më të keqe të Botërorit!

Shkon edhe kështu, ndonëse ky epilog nuk e mishëron siç duhet karrierën e tij të madhe. Kristiano Ronaldo u përzgjodh në skuadrën më të keqe të Kupës së Botës, sipas statistikave të dhëna nga “Sofa Skor” (Sofa Score). Një kontrast vërtet i madh me rivalin e tij të përjetshëm, Lionel Mesi, që fitoi jo vetëm trofeun, por edhe Topin e Artë si lojtari më i mirë i turneut.

Formacioni: Mendi, Dest, Glik, Dialo, Berezhinski, Leki, In-B Huang, Irvin, Vargas, Ronaldo, Lautaro Martinez.

Sfidanti.al