Juventusi i të rinjve fiton ndaj Arsenalit, por infermieria mbetet plot!

Në “Emirejts” ishte një ndeshje e vështirë, edhe pse quhej miqësore. Juventusi do të kishte mungesa dhe po ashtu do të kishte presionin e situatës aspak të mirë rreth klubit, por gjithsesi djemtë e rinj të zgjedhur nga Maks Alegri ia dolën mbanë. Fitore 2-0 me lojtarë të rinj si Faxholi, Mireti, Sule, Barbieri, Barreneçea e Riço. “Një Juve e bukur, me shumë të rinj”, – tha trajneri. Gjithsesi fitorja u arrit me autogolat e Xhakës dhe Holdingut. Nga ana tjetër, ekipi ka shumë dëmtime. Bonuçi e Kieza vazhdojnë të mungojnë, dhe kapiteni pritet të ketë kohëzgjatje më të madhe. Vlahoviç u kthye pas Kupës së Botës në Katar, por po stërvitet i veçuar dhe ka një problem fizik. Po ashtu, Pol Pogba dhe Kuadrado vazhdojnë programin e riaftësimit në palestër. Të paktën 3 lojtarë janë bërë sërish pjesë e skuadrës dhe këta janë De Shilio, Iling-Zhunior dhe Ake.

Sfidanti.al