Një javë më parë u detyruan të pranonin humbjen dy herë ndaj këtij kundërshtari. Feniks Sansët vërtet janë skuadër shumë e fortë këta vjet, veçse Nju Orlinsi me Zajon Uilliamsonin “ia kishte marrë masat”. Sidoqoftë, pas dy humbjeve erdhi fitorja edhe pse shumë e vështirë. Në Arenën e vet, në Arizonë, Feniksi u ndodh në 25 pikë minus, por ylli kryesor i ekipit, Devin Buker, i erdhi në ndihmë. Bukeri shënoi 58 pikë në fitoren 118-114, duke qenë i saktë në gjuajtje dhe shumë aktiv. Ai shtoi edhe 5 topa në tabela e 5 asistë. Feniksi mban vendin e katërt në Perëndim, ndërsa Nju Orlinsi është i dyti.
Sfidanti.al