I dyti është shënjestër e njohur që e pati edhe në verë, ndonëse nuk ia doli. Mançester Junajtidi mendon se është në pozita më të mira tani që me trajnerin Erik Ten Hag po bind me lojë dhe me rezultate në një kampionat të vështirë si Premier Liga. E pra, Ten Hagu dëshiron sërish Frenki De Jongun e Barcelonës, i cili vazhdon të konsiderohet lojtar për t’u larguar nga katalanasit. Kostoja e operacionit mund të shkojë në 80 milionë paundë. Gjithashtu, “djajtë e kuq” do të hyjnë në garë për yllin adoleshent të Anglisë, Xhud Belingham, i cili do të kushtonte shumë më tepër se 100 milionë paundë, e ndoshta deri në 130-150 milionë euro.
Sfidanti.al