Njëri nga heronjtë e “gjelave”, që u shpall kampion i botës në 1998 dhe kampion i Europës në 2000, del hapur në favor të legjendës së futbollit. Edhe David Trezege, ish-sulmuesi i Francës dhe i Juventusit, është me Mesin në finalen e Kupës së Botës. “Leo e meriton, – thotë ai, – unë e kam të vështirë në këtë ndeshje në planin emocional, individual. Nuk doja të ishte një finale e tillë, por le të jetë një ndeshje e madhe. Mesi i bën njerëzit të ëndërrojnë, do të jetë Botërori i tij i fundit”. Trezege është me origjinë nga Argjentina, ndaj është pak i dyzuar në këtë ndeshje. Në të vërtetë nuk ka shumë faj për këtë që thotë pasi edhe Didie Deshamp, trajneri i Francës, thotë se “ka edhe në ekipin tonë lojtarë që janë me Mesin”.
Sfidanti.al