E gjithë bota pret finalen Mesi-Mbape, francezi ka bilanci pozitiv!

Për herë të parë e të fundit me këto fanela u ndeshën katër vjet më parë. Një 19-vjeçar si Kilian Mbape fitoi duelin me legjendën Lionel Mesi në raundin e dytë të Kupës së Botës në Rusi, ndërsa kjo sfidë do të përsëritet të dielën. Dy yjet janë përballë në finalen e Botërorit në Katar, në atë që cilësohet si Ndeshja e Ëndrrave dhe si mbyllja e Botërorit që pritej nga të gjithë. Mesi dhe Mbape janë shokë skuadre tek Paris SG, dhe kjo e bën edhe më të veçantë e interesant duelin mes tyre. Në Francë shfaqin me krenari aksionet e PSG-së të krijuara nga këmbët e dy fenomeneve, të cilët do të jenë “armiq” për një mbrëmje të vetme. Gjithsesi, cili prej tyre mund të fitojë? Fakti është se francezi ia ka dalë dy herë ndaj argjentinasit, përfshi këtu edhe përballjen e raundit të dytë të Championsit  kur PSG triumfoi 4-1 në “Kamp Nou” ndaj Barcelonës.

Gazetat sportive flasin edhe për finalen, edhe për duelin Mbape-Mesi. “L’Ekip” feston arritjen në finale duke vlerësuar lart golin e shpejtë të Teo Hernandezit! “Ne jemi sërish aty”, titullon “Lë Parisien” me foton e Mbapesë dhe Grizmanit duke u përqafuar! “Ole” e Buenos Airesit bën lojë fjalësh në titull me nënkuptimin që Mbapeja pret Leo Mesin në finale! “Një finale shampanjë”, titullon “El Hinça” gjithashtu nga Argjentina, Franca justifikoi logjikën dhe është sërish në garë për titullin!  “Il Korriere delo Sport” ka pikërisht në kopertinë Mbapenë dhe Mesin me përshkrimin “fenomenale” “Deili Meil” në Britani, pasi shkruan se finalja do të jetë Mesi-Mbape, analizon paraqitjen e dy yjeve! i pyetur sesi do ta mbulonin Mesin, trajneri i Francës, Didie Deshamp, u përgjigj shkurt se “do të bëjmë gjithçka në mundësitë njerëzore për ta ndaluar”.

Sfidanti.al