Ishin dy nga yjet më të pritshëm edhe pse nuk ishin të vetëm. Gjysmëfinalja e Botërorit, Francë-Marok ishte një “panair yjesh” dhe jo vetëm nga ana e europianëve, por edhe nga afrikanët. Gjithsesi, Kilian Mbape dhe Ashraf Hakimi ishin ndër futbollistët që tifozët donin t’i shihnin në fushë, madje kundër njëri-tjetrit. Shokë te Paris SG, ata i dhanë betejë njëri-tjetrit dhe marokeni e mbuloi mjaft mirë francezin me përjashtim të momentit të golit të dytë kur Mbape dribloi tre vetë dhe e dërgoi topin tek Muani. Në përfundim, ata u ndanë si shokë dhe madje shkëmbyen fanelat siç e tregon edhe fotomontazhi.
Sfidanti.al