Çelsi konfirmon dëmtimin e Brojës, është në hall për sulmues

Një marrëveshje me Kristofer Nkunkun e Lajpcigut është realizuar, por transferimi do të ndodhë vetëm verën e ardhshme. Çelsi do të jetë në hall të madh për sulmues këtë sezon, ndërsa klubi konfirmoi se Armando Broja ka mbyllur sezonin. Sulmuesi shqiptar u dëmtua pak ditë më parë në miqësoren ndaj Aston Vilës dhe pësoi lëndim në ligamentin kryq të gjurit, diçka që kërkon kohë për t’u riaftësuar. Ylli 21-vjeçar do të kryejë operacion dhe pastaj do të presë një kohë të gjatë përpara sesa të kthehet në fushë.

Sfidanti.al