Çifti i madh Ronaldo-Mendes duket se po “divorcohet”!

Nuk kuptohet qartë se çfarë ka ndodhur dhe se përse gjërat po shkojnë në këtë drejtim. Kristiano Ronaldo dhe Zhorge Mendes nuk janë më ai çifti i pandarë i disa kohëve më parë, dhe duket se po shkojnë drejt një çarjeje përfundimtare. Mediat europiane shkruajnë se raporti mes yllit të futbollit dhe agjentit të famshëm po “gërryhet” dhe se klubet që duan shërbimet e Kristianos po përpiqen të bisedojnë direkt me të, duke anashkaluar Mendesin. Kjo gjë, sipas “Deili Meilit” po ndodh pas largimit të Ronaldos nga Mançester Junajtidi. Nuk kuptohet mirë nëse CR7 është i pakënaqur me Mendesin, apo nëse ky i fundit ka mbetur qejfmbetur për largimit e tij nga “Old Trafordi”!

Sfidanti.al