Xhanluka Viali braktis Italinë për të vazhduar luftën me kancerin!

Ish-sulmuesi i dëgjuar i Sampdorias dhe i Të Kaltërve duket se ka një betejë të ashpër përpara vetes. i diagnostikuar me kancer, Xhanluka Viali, është detyruar t’i kërkojë ndjesë si dhe dorëheqjen trajnerit të Italisë, Roberto Mançini sepse dëshiron të përqëndrohet tërësëisht tek problemet e tij shëndetësore. Nuk jepet ndonjë hollësi sesi është gjendja e 58-vjeçarit. Ish-ylli i Sampit, Juventusit dhe Çelsit si dhe ish-trajner i Çelsit, bëri një deklaratë duke theksuar se do të shfrytëzojë të gjitha energjitë e tij fizike dhe mendore për të luftuar sëmundjen përpara sesa të kthehet në detyra të tjera. Me Italinë ai doli kampion i Europës, ndërsa tashmë kjo aventurë merr fund.

Sfidanti.al