Është mjaft i ri, por fatkeqësisht ka pasur probleme fizike. Zajon Uilliamson u bë zgjedhja e parë e NBA-së ku kaloi në elitë nga kampionati i kolegjeve, veçse vetëm tani po mundet të tregojë sesa vlen. Edhe pse nuk është tepër shtatlartë, madje nuk është aspak i tillë me 1.98 metra gjatësi trupore, sërish Uilliamsoni ka ndikim të madh në tabela siç ndodhi edhe kundër Feniksit. Nju Orlinsi mundi ekipin e dytë më të mirë të Perëndimit 129-123 dhe Zajoni shënoi 35 pikë duke pasur edhe 8 topa në tabela, 3 asistë e 1 vjedhje topi. Bën përshtypje se shënoi 2 nga 3 gjuajtjet tripikëshe. Feniksi ndjeu mungesën e yllit kryesor, Devin Buker, ndërsa Kris Pol u mbulua fort dhe shënoi vetëm 6 pikë plus 11 asistë. Nju Orlinsi është në vend të parë në Perëndim me
Sfidanti.al