Mesfushori ka qenë ndër më të mirët në botë për disa vjet, por për fat të keq pësoi dëmtim dhe nuk shkoi në Kupën e Botës. Ngolo Kante, një shembull i profesionit të futbollit, pritet të largohet sezonin që vjen nga Çelsi, ndërsa do të bëjë çmos që ta kthejë karrierën e tij në nivelet e larta ku ka qenë dikur. Besohet se e ardhmja e tij do të jetë tek Paris SG, ndonëse e pëlqen shumë edhe Barcelona. Problemi është tek rroga dhe katalanasit nuk mund të shpenzojnë shumë me gjendjen e tanishme financiare. Tek PSG-ja, mesfushori do të synojë të rifitojë kombëtaren e Francës, ku ka qenë titullar standard, por ku tashmë po luajnë lojtarë të tjerë si Çuameni.
Sfidanti.al