Franca në gjysmëfinale duke mos bindur, Harri Kejn heroi tragjik për Anglinë!

Franca është gjysmëfinalistja e fundit e në Katar. Kampionia e botës në fuqi fitoi sfidën klasike ndaj Anglisë në çerekfinale me rezultatin 2-1 dhe do të përballet me Marokun për një vend në finale. Ndeshja ishte një nga më të bukurat e kësaj Kupe të Botës dhe francezët ia dolën falë përvojës më të madhe. Çuameni dhe Zhiru ishin autorët e golave për “gjelat”, ndërsa për Anglinë shënoi Harri Kejn me penallti. Kejn u bë heroi tragjik për anglezët sepse humbi një penallti që mund ta kishte dërguar ndeshjen me shtesë. Skuadra e trajnerit Garet Sauthgejt bëri më shumë dhe mund ta kishte merituar fitoren, por gaboi vetë duke pësuar golat e duke mos realizuar penalltinë e dytë. Tashmë, Franca ka shans të madh për të shkuar në finale pasi në katërshe do të ketë përballë Marokun. Gjithsesi, “gjelat” do të duhet të bëjnë kujdes pasi marokenët jo më kot kanë eliminuar Spanjën dhe Portugalinë. Në gjysmëfinalen tjetër luajnë Argjentina dhe Kroacia, me ndeshjet që janë në martën dhe të mërkurën.

Sfidanti.al