Portugalia ka ambcie të fitojë Kupën e Botës edhe për … Ronaldon!

Imagjinoni një ekip që mban në stol CR7-ën dhe Rafael Leaon, po ashtu Zhoao Kanselon dhe Andre Silvën si dhe mjaft yje të tjerë. Një skuadër e tillë meriton të pretendojë deri në fund për Kupën e Botës edhe pse e ka emrin Portugali dhe nuk ka arritur asnjëherë deri në finale. Suksesi 6-1 në raundin e dytë ndaj Zvicrës tregoi klasin “luzitan”, si një nga formacionet më cilësore dhe më të “kolauduara” në Katar. Një Brazil, një Francë, Argjentinë apo Angli janë të paralajmëruar, ashtu si edhe heroiku Marok që eliminoi Spanjën.

Trajneri Fernando Santos doli i saktë me lënien në stol të Kristiano Ronaldos, që e hodhi në fushë vetëm në 73’, dhe ia doli të fitonte këtë ndeshje ashtu siç e fitoi edhe finalen në Euro 2016 pa kapitenin e tij të madh. Gonsalo Ramos ishte heroi me 3 gola, ndërsa portugezët ishin më të shkathët dhe më profesionistë sesa zviceranët, të cilëve këtë herë nuk u bënë punë Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka. Çdo gjë e ka një limit dhe nuk është turp të të mundë kjo Portugali, ku talentet vijnë “valë-valë”, siç është radha e 21-vjeçarit të Benfikës, pra e Gonsalo Ramosit.

Portugali-Zvicër 6-1 (Ramos, Pepe, Ramos, Gerriero, Akanxhi, Ramos, Leao)

Portigalia (4-1-2-3): Kosta, Dalot, Pepe, Ruben Dias, Gerreiro, Karvaljo, Bernardo Silva (Nevesh 81’), Otavio (Vitinja 74’), Bruno Fernandes (Leao 87’), Gonsalvo Ramos (Horta 74’), Zhoao Feliks (Ronaldo 73’).

Sfidanti.al