Goli i hequr? Ronaldos po i duket edhe FIFA si Mançester Junajtidi!

Që këtë sezon nuk po i ecën kjo kuptohet qartë, madje nuk po i ecën fare. Kristiano Ronaldos i duket si mallkim çdo ditë që kalon në 2022-2023, dhe ky moment po vazhdon edhe në Kupën e Botës. Pasi i ndau punët me Mançester Junajtidin, pas intervistës së tmerrshme që dha për Pirs Morganin, superylli portugez po mendon të bëjë diçka të ngjashme me FIFA-n dhe me Kampionatin Botëror. Padyshim që CR7-ta duhet të jetë mërzitur shumë që arbitrat ia quajtën Bruno Fernandesit golin e parë të Portugalisë ndaj Uruguajit. Ishte krosimi i mesfushorit fillesa e rrjetës, por duket se paska qenë edhe përfundimi, pasi Ronaldo thjesht veproi si mashtrim për portierin me tentativën e tij me kokë. Tashmë, Kristiano mbetet me 1 gol në këtë Botëror, ndaj 2 të rivalit të tij të madh, Lionel Mesit.

Sfidanti.al