Nejmar lëri lotët, nuk e paske humbur Botërorin siç ishte frika!

Për ndeshjet e grupit duhet t’i “lajë duart”, por gjithsesi shpresa mbetet. Nejmar u pa duke qartë pas dëmtimit në kavilje në ndeshjen ndaj Serbisë në Kupën e Botës, por gjithsesi ai do të humbasë vetëm dy sfida në Katar. Me një ekip si Brazili, që cilësohet favorit për të fituar trofeun, sulmuesi e ka thuajse të sigurt se do të jetë sërish në fushë, tashmë në raundin e dytë. “Dasmë” tek Brazili, “dasmë” edhe tek Paris SG, gjithnjë me kusht që Nejmari të mos dëmtohet sërish. E vërteta është që “Selesao” ka tani shumë sulmues si Risharlisonin, Vinisiusin, Rodrigon, Rafinjën apo edhe ndonjë tjetër, por sidoqoftë Nejmari është emri kryesor i ekipit si dhe kapiteni.

Sfidanti.al