Australia mund Tunizinë, arrin fitoren e parë nga 2010-ta dhe synon kualifikimin në Katar!

Australia hodhi një hap të rëndësishëm për kualifikim në raundin e dytë të Kupës së Botës me fitoren 1-0 ndaj Tunizisë. Edhe pse suksesi ishte minimal, sërish kjo i jep shpresë ekipit të trajnerit Graham Arnold për të arritur një sukses që mungon prej 16 vjetëve. Sulmuesi Miçëll Djuk shënoi golin e vetëm të ndeshjes, ndonëse Tunizia luajti më mirë dhe pati më shumë raste për të shënuar.

Kjo është pjesëmarrja e 5-të radhazi e skuadrës nga Oqeania në fazën finale në kupat e botës, dhe kjo ishte fitorja e parë që nga viti 2010 kur mundën Serbinë. Australianët kanë tri pikë në dy ndeshje dhe kanë shanse reale për t’u kualifikuar në një grup ku bëjnë pjesë edhe Franca me Danimarkën. Në sfidën e parë, ata u mundën nga Franca me rezultatin 4-1.

Sfidanti.al