Historia e gazetares argjentinase: Në Katar policia të pyet sa ta dënojmë hajdutin!

Ndodh edhe kështu, ndonëse në Perëndim janë mësuar ndryshe. Një gazetare argjentinase u habit nga sjellja e policisë në Katar, ndonëse duhet thënë se forcat e rendit e respektuan dhe i erdhën në ndihmë. Dominikë Mecger u vodh në Doha ndërsa ishte në lidhje direkte për televizionin e saj, “Todho Notisias”, dhe patjetër që u shqetësuar shumë. Më pas, ajo tregoi gjithashtu në lidhje direkte sesi shkoi në polici për të denoncuar vjedhjen dhe se u habit nga sjellja e agjentëve. Mecger tha se policët i kërkuan me mirësjellje se çfarë dënimi dëshironte ajo që t’i jepej hajdutit. Reporterja nuk e kishte menduar në këtë mënyrë pasi në Argjentinë, ashtu si në Europë, policia vetëm kryen arrestimin dhe hetimin e ngjarjeve, ndërsa vendimin e jep sistemi i drejtësisë. Gjithsesi, ata i thanë se vjedhësin mund ta dënonin edhe me 5 vjet nëse ajo do të dëshironte. Gazetarja argjentinase iu përgjigj se e vetmja gjë që donte ishte që t’i ktheheshin sendet personale.

Sfidanti.al