Bajerni luan me Shalken, Flik shpreson të mos ketë lajme të këqija!

Ndeshja në Gelsenkirshen do të jetë e fundit për Bundesligën përpara Kupës së Botës në Katar, ndërsa merr rëndësi të dyfishtë. Jo vetëm që kampionët të arrijnë (apo jo) një tjetër fitore, por edhe që të mos ketë dëmtime që mund të ndikojnë në kombëtare. Yjet bavarezë përbëjnë bazën e Gjermanisë së Hansi Flikut, dhe sidomos ai shpreson të mos marrë lajme të këqija nga dyshja e mesfushës Kimih-Gorecka. Ata jo vetëm që janë në formë, por edhe do ta ndihmojnë Gjermaninë sepse luajnë bashkë prej kohësh në nivel klubi.

Sfidanti.al