Modestia e Muriqit: Nuk jam ende idhull, nuk jam si Eto dhe Uebo!

Është padyshim një hero dhe tifozët e kanë në gojë. Trajneri Havier Agirre e ngacmon me shaka dhe dashamirësi duke e quajtur “i shëmtuari bukurosh”, ndërsa vetë “i zoti i punës” tregohet modest. Momenti në Europë është i Vedat Muriqit, aq sa edhe mediat e Beogradit kanë shkruar për kapitenin e Kosovës, ndërsa vlerësohet si sulmuesi më efikas i momentit në 5 ligat kryesore, me 5 gola në 5 ndeshjet e fundit. Gjithsesi, Muriqi nuk pranon të krahasohet me heronjtë e mëparshëm të Majorkës. “Nuk jam idhull, – thotë ai, – nuk jam në nivelin e Etosë dhe Uebosë”. Kur pyetet sesi i pëlqen të quhet, mos vallë “pirati”, ai përgjigjet: Veten e identifikoj me një kanibal, por jo nga ata që hanë fëmijët, unë jam kanibal që nuk ha fëmijë”.

Sfidanti.al