Murinjo-Karsdorp, historia e shpërthimeve të portugezit vazhdon

Padyshim që kishte të drejtë të nervozohej dhe të mërzitej, sepse i dha mundësinë që të tregonte veten dhe në këmbim mori një paraqitje zhgënjyese që i prishi punë ekipit derisa solli barazimin. Zhoze Murinjo u zemërua shumë pas rezultatit të fundit të Romës së tij në Serinë A, ndërsa fajin kryesor ia ngarkoi një futbollisti. Jo vetëm kaq, por ai e sulmoi atë hapur publikisht, ndonëse pa i përmendur emrin. Mediat italiane dhe ato europiane shkruajnë se futbollisti në fjalë është Karsdorp të cilit Mou i paska thënë të gjejë ekip tjetër në janar. Një histori e tillë publike nuk do t’i bëjë aspak mirë në të ardhmen portugezit, pasi lojtarët nuk presin që të “shiten” publikisht, ndërsa kjo histori e shpërthimeve të tij ka kohë që vazhdon dhe i krijon probleme.

Sfidanti.al