Kritikat për Francën, ku është mesfusha që fitoi Kupën e Botës?!

Trajneri Didie Deshamp e shpalli ekipin e tij me 26 lojtarë gjithsej që do të mbrojnë titullin në Katar, por nuk mund të shpëtonte “paq”. Kritikat nisën në mediat franceze, si dhe nga tifozët, për mënyrën e formimit të mesfushës e cila nuk konsiderohet aq e fortë. Në këtë repart janë thirrur Çuameni e Kamavinga të Realit, Rabio i Juventusit, Fofana i Monakos dhe dyshja e Marsejës, Veretut-Guenduzi. Në ekip këtë herë nuk janë tre mesfushorët titullarë të finales së Kupës së Botës në 2018 në Rusi fituar 4-2 ndaj Kroacisë. Mungesë janë Pogba, Kante dhe Matyidi. Në vend të tyre janë dy debutuesit madrilenë. “Kjo është mesfusha më e dobët në historinë e kombëtares së Francës”, – thotë ish-lojtari i “gjelave” dhe i PSG-së, Zherom Roten.

Sfidanti.al