Mediat angleze kanë nisur jehonën dhe alarmin, ndërsa besohet se ky do të ishte problem për përkrahësit e ekipeve kombëtare nga e gjithë bota, të paktën nga vendet ku mund të pihet alkool lirisht. Kjo sepse në Katar ka shumë pak vende ku mund të marrësh kriko birre, sepse shteti e ka të ndaluar përdorimin e alkoolit, e njerëzit thuhet se pijnë vetëm çaj. Një hotel, sipas “Deili Meilit” u ofrohet tifozëve për të ndjekur finalen kundrejt pagesës 240 paundë stërlina ku përfshihen 3 gota pije. Shumë hotele të tjerë kanë nisur të ngrenë çmimet dhe për ndeshjet e tjera tifozëve ndoshta do t’u duhet të paguajnë 11 paundë për një gotë birrë.
Sfidanti.al