Legjenda skoceze Mekkoist qorton Klopin për Belinghamin dhe Rajsin!

Në Britaninë e Madhe kanë një shprehje kur duan të tregojnë shpenzime të mëdha, “të shkatërrosh bankën”. Këtë këshillë në formë qortimi i jep edhe legjenda skoceze, Ali Mekkoist, trajnerit të Liverpulit, Jurgen Klop, për mungesën e investimit në skuadër verën e kaluar. Mekkoisti, një emër tepër i madh i Gllazgou Rejnxhërsit dhe kombëtares skoceze thotë se Klopi duhej të mos kursehej për të marrë Xhud Belinghamin nga Dortmundi dhe Deklan Rajsin nga Aston Vila. Sipas skocezit, kjo dyshe do të përshtatej shkëlqyeshëm në “Anfild”. Vlera e Belingamit në “transfermarkt” është 100 milionë euro (ndoënse Dortmundi kërkon 150 milionë), ndërsa Rajs e ka vlerën 80 milionë euro. Me të vërtetë, që Klopi do të duhej të “shkatërronte bankën” për ta.

Sfidanti.al