Pike si Zidani, përjashtohet me të kuq në ndeshjen e tij të fundit

Lojtarët e mëdhenj ndonjëherë i ngjajnë njëri-tjetrit, ose të paktën disa prej tyre. Gerard Pike, ashtu si Zinedin Zidan, ka qenë gjithmonë një futbollist “rebel”, nga ata që e ka thënë mendimin e tij dhe që është përplasur në fushë dhe jashtë saj, ndërsa kjo ka pasur edhe pasoja. Një e tillë i ndodhi në ndeshjen e fundit të karrierës, duke u përjashtuar me të kuq madje pa qenë fare në fushën e lojës. Kjo ndodhi sepse Pikeja u acarua me gjyqtarin kryesor për vendimet e marrë në ndeshjen Osasuna-Barcelona (1-2). Për këtë mori urdhërin për t’u larguar nga fusha. Një gjë e tillë i ndodhi Zinedin Zidanit në ndeshjen e tij të fundit, në finalen e Botërorit 2006, Itali-Francë, kur francezi u përjashtua pasi goditi me kokë Materacin, ndërsa ky e ofendoi.

Sfidanti.al