Dëmtimi ishte më i keqi i mundshëm, dhe nuk mund të shkonte më “zi” se kaq. Për më tepër, ndodhi vetëm 13 ditë përpara fillimit të Kupës së Botës. Sadio Mane është jashtë Botërorit të Katarit pas lëndimit që pësoi në ndeshjen e Bajernit ndaj Verderit (6-1) në Bundesligë. Fillimisht, pati shpresë se nuk do të ishte ndonjë rast i rëndë, por vizita mjekësore zbuloi që bëhet fjalë për dëmtim të tendinit të Akilit. Sulmuesi do të mungojë për disa javë, e ndonëse nuk do t’i prishë shumë punë Bajernit, goditja do të jetë e rëndë për Senegalin që shpreson të ketë sukses në Botëror. Kampionët e Afrikës janë në grup me Holandën, Ekuadorin dhe Katarin.
Sfidanti.al