Risi Xhejms jashtë Anglisë për Botërorin, në dyshim Uolker e Filips!

Thuhet se trajneri Garet Sauthgejt e ka ndarë mendjen për ekipin që do të ketë në Katar. Mediat angleze thonë madje se në vendimin e tij nuk do të ketë ndikim as mesjava e ndeshjeve në Kupën e Ligës, ku disa nga lojtarët mund të jenë në fushë. i sakrifikuari i rëndësishëm është Risi Xhejms që pësoi dëmtim për Çelsin në Champions ndaj Milanit në “San Siro”. Ai ka nisur vrapim të lehtë, por pa ritëm dhe Sauthgejti thuhet se ka folur në telefon me të për t’i dhënë lajmin e keq se e ka lënë jashtë ekipit të Anglisë për Kupën e Botës. Dyshja e Mançester Junajtidit, Kajl Uolker e Kevin Filips, është në dyshim dhe ndoshta nuk është përfshirë në ekip, ndonëse Sauthgejti do ta botojë listën nesër. Ata janë më mirë me formën, janë kthyer në ekip dhe mund të luajnë sonte ndaj Çelsit. Gjithsesi, Filipsi ka luajtur vetëm 14 minuta futboll këtë sezon.

Sfidanti.al