Duhej të ndodhte edhe kjo, dhe ndoshta mund të kishte qenë më herët. Për herë të parë në histori, dueli i madh spanjoll, Real-Barça, do të luhet në orët e para të mëngjesit, dhe, natyrisht jo në Spanjë. Dy klubet më të mëdhenj të Europës do të ndeshen në 30 korrik në orën 1 e gjysmë të natës, në Majemi të SHBA-së.
“El Klasiko” është rregulluar për Kupën Ndërkombëtare të Kampionëve, pra Championsin e verës që zhvillohet në Amerikë. Vendi i zhvillimit të ndeshjes më të madhe që ofron futbolli sot për sot është stadiumi “Hard Rok” në qytetin kryesor të Floridës. Marrëveshja u arrit nga ish-ylli Hristo Stoiçkov dhe njëri nga drejtuesit Manuel Arroho për Barcelonën, dhe nga Emilio Butragenjo e ish-lojtari tjetër, Roberto Karlos, që është ambasador i Realit.
Sfidanti.al