Pep Guardiola nuk është shprehur shumë i lumtur pasi ka fituar çmimin e trajnerit më të mirë të muajit shkurt në Premierligë
Për trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola titujt individual nuk kanë ndonjë rëndësi dhe nuk vlejnë për asgjë.
Ai madje çmimin e fituar si trajneri më i mirë i muajit shkurt në Premierligë, mendon se e ka fituar vetëm pasi Antonio Conte nuk ka pasur vend në raftin e tij për të.
“Mendoj se rafti i titujve i Contes është i mbushur, kështu që ata nuk mund të gjenin vend dhe vendosen të ia japin dikujt tjetër”, tha Guardiola.
Kujtojmë se Conte e ka fituar tre herë radhazi këtë trofe nga tetori në dhjetor.