Dëmtimi i Dejvisit i prish më shumë punë Kanadasë sesa Bajernit!

Kjo gjë ndodhi ndërsa sezoni i skuadrave të klubeve po përfundon për momentin, për t’i lënë vendin Kupës së Botës. Mbrojtësi i krahut të Bajernit, Alfonso Dejvis, doli nga fusha e lojës në Berlin me një dëmtim muskulor dhe besohet se është në kofshë. Kjo gjë e rrezikon seriozisht shansin që ai të jetë pjesë e Kanadasë në Botërorin e Katarit që nis për 2 javë. Nuk mund të kishte moment më të keq për t’u dëmtuar. Në Bavari thonë se ideja që Kupa e Botës të luhet në dimër paska qenë një çmenduri me kaq shumë lojtarë të dëmtuar. Bajerni ka kohë ta presë Dejvisin, por jo Kanadaja.

Sfidanti.al