Goli tek Reali nuk është më “pronë” e Benzemasë, sulmi shkëlqen pa francezin!

Kur në Madrid bëhej fjala për të realizuar, të gjithë mendonin një emër. Ky emër ishte Karim Benzema, që ka qenë “Mbreti i golit” që nga largimi i Kristiano Ronaldos në 2018. Sulmuesi francez ka realizuar 137 rrjeta që nga ajo kohë, me sezonin më të dobët 27, dhe më të mirin vitin e kaluar me 44. Gjithsesi, Reali nuk e ka aq të madhe nevojën për Karim Benzemanë të paktën këtë edicion. E përditshmja “Marka” jep statistikat që tregojnë se treshja sulmuese, e përbërë nga Vinisius, Rodrigo dhe Valverde, ka shënuar 25 herë në 2022-2023. i pari ka 10 rrjeta, i dyti 7 dhe i treti 8! Kjo ka bërë që të mos ndihet shumë mungesa e Topit të Artë në sulm.

Sfidanti.al