Dëmtimi në Paris do t’i kushtojë shtrenjtë, ndonëse këto janë gjëra që ndodhin në sport. Karlos Alkaraz, numri 1 i botës në tenis, do të mungojë në turnetë e rëndësishëm të fundit të vitit si në Finalen ATP dhe në Kupën Dejvis për Spanjën. Kampioni 19-vjeçar i US Openit u dëmtua në çerekfinalet në Mastersin 1 000 në Paris-Bersi, dhe do të mungojë në Finalet ATP apo Finalen e Mastersave në Torino që mbahet në datat 13-20 nëntor. Po ashtu, nuk do të jetë në fazën finale të Kupës Dejvis në Malagë të Spanjës nga 22 deri në 27 nëntor.
Sfidanti.al