Udhëtimi drejt kryeqytetit do të ketë më shumë “kallaballëk” sesa kohët e fundit. Bajerni, pasi la pas suksesin e plotë në Champions, përqëndrohet tek Bundesliga dhe trajneri Julian Nagelsman ka disa lajme të mira për tifozët. Duke folur për mediat, tekniku bavarez thotë se Manuel Nojer është stërvitur me ekipin, se udhëton me shokët në Berlin dhe se pritet që të jetë në fushë, ndonëse ende varet sesi do të përgjigjet shpatulla e tij. Po ashtu, të gatshëm Leroi Sane dhe Lykas Hernandez, të paktën si pjesë e skuadrës, por gjithsesi ikona Tomas Myler dhe qendërmbrojtësi holandez, Matijs De Ligt, nuk mund të llogariten as këtë herë. De Ligti ka shqetësim me gjurin, Myleri kthehet javën që vjen, ndërsa Koman ka ende shqetësime muskulare dhe Nagelsmani pret që ai të jetë i pandalshëm kur të jetë gati.
Sfidanti.al