Ronaldo i thotë tifozit “qetësohu”, por më i nervozuar duket vetë!

Mediat europiane u lumturuan që gjetën një temë për një lajm nga njëri prej yjeve më të mëdhenj të futbollit si CR7-ta. Kristiano Ronaldo u filmua duke firmosur autografë për tifozët në Mançester, dhe në një moment iu kthye një përkrahësi të padurueshëm duke i thënë me gojë dhe me duar “qetësohu”, madje në spanjisht “kalma” (calma). Lumturia e mediave ishte se kjo shprehje dhe ai gjest me duar ishin përsëritje e asaj që Kristiano bëri në “Kamp Nou” në derbin e fituar ndaj Barcelonës në La Ligë, sezonin kur Reali i Murinjos u shpall kampion me rekordin e pikëve dhe të golave. Gjithsesi, ashtu siç po shkojnë punët këtë edicion, duket se më i nervozuar se tifozët është vetë Ronaldo.

Sfidanti.al