Analizat tek Bajerni, kënaqësi për mbrojtjen, por kritika për sulmin

Në Bavari e kanë traditë që të mos entuziazmohen nga një fitore, dhe as të mos bien në dëshpërim të thellë me një disfatë. Fitorja 2-0 ndaj Interi solli analizat e zakonshme mediatike për Bajernin. Me mbrojtjen janë të kënaqur, dhe lavdërimet ishin për Mazrauin dhe Upamekanon, por drejtori sportiv, Salihamixhiç, u shpreh i entuziazmuar për lojën e Pavarit. Me të drejtë, pasi të gjithë ishin të shqetësuar pasi francezi pati acarim në stërvitje me trajnerin Nagelsman, padyshim sepse dëshiron të luajë më shumë. Gjithsesi, ka kritika për sulmin i cili, sipas mediave bavareze, “nuk është ende aty ku duhet të jetë”. Kritika për Komanin, fjalë gjysmë të ëmbla për Sadio Manenë, por vlerësime për Çupo-Motingun. Shigjetat më të mëdha ishin për trajnerin Nagelsman që i kishte dhënë rol më të avancuar Gravenberhut, i cili sipas mediave luan më mirë kur është më prapa.

Sfidanti.al