U bë kjo punë sikur të flitej për “Arenën Air Albania” deri para një viti e gjysmë. Apo sikur flitej dikur për fushën e “San Siros” që ua “hëngri shpirtin” Milanit dhe Interit. Tashmë, është në qendër të vëmendjes dhe të kritikave tapeti i “Santiago Bernabeut” pasi edhe stadiumi mitik i Realit qenka për “faqe të zezë”. Të kuptohemi po flasim për fushën, jo për pjesën tjetër të impiantit që po bëhet çdo ditë e më i bukur e modern. E përditshmja “Marka” shkruan se “Reali po bën një terapi për fushën e “Bernabeu” që shqetëson me gjendjen e keqe që ka”. “Edhe Ançeloti u ankua për fushën në ndeshjen ndaj Gironës, – vazhdon “Marka”, – por, të paktën do të jetë Botërori i Katarit dhe fusha do të trajtohet për 81 ditë”.
Sfidanti.al