Në mbrëmjen “gri” të Ronaldos shkëlqeu ylli i Markus Rashfordit

Për shumë muaj, ylli i Anglisë vuajti praninë e portugezit i cili për vetë emrin dhe moshën mund të imponohej. Gjithsesi, koha ka ndryshuar e ndërsa Kristiano Ronaldo po zbret gjithnjë e më poshtë niveleve të tij të zakonshme, Markush Rashfordi po kthehet në ato lartësi ku mendohej prej kohësh se duhej të ishte. Goli i tij ishte autoritar në fitoren 1-0 të Mançester Junajtidit ndaj Uest Hemit në Premier Ligë, një rezultat “i vogël”, por tepër i rëndësishëm. Jo vetëm kaq, por vlerësimi për Rashfordin ishte nota 8, ndërsa ai arriti në 100 gola për “djajtë e kuq”, i pari që e bën që nga koha e Uejn Runit. Në kontrast të plotë me të, Kristiano Ronaldo mori vetëm notën 6, ndonëse trajneri Ten Hag e aktivizoi 90 minuta në “Old Traford”. Duket sikur holandezi dëshiron që CR7 ta kuptojë vetë se nuk është më ai i dikurshmi.

Sfidanti.al