Si e ndryshoi Nagelsmani Bajernin? “Të gjithë duhet të luftoni në mbrojtje”!

Mediat bavareze flasin për një skenë pas barazimit 2-2 në “Der Klasiker”-in ndaj Dortmundit. Julian Nagelsman i mori lojtarët e tij dhe i vendosi përpara ekranit të video-analizës duke i treguar momentin kur Borusia barazoi (2-2), në një aksion kur Leroi Sane i harroi detyrat e tij mbrojtëse. Trajneri nuk e pati thjesht me Sanenë, nuk e veçoi nga të tjerët, por e mori si shembull përgjithësues duke thënë se “që të gjithë duhet të luftojmë më shumë në mbrojtje”. Duket se qortimi i teknikut paska pasur vlerë sepse Bajerni është kthyer në formën e tij më të mirë, duke shënuar gola e duke mos pësuar, siç bëri edhe në Champions ndaj Barcelonës në “Spotifaj Kamp Nou”.

Sfdanti.al