Gola dhe anektoda për Flamurtarin që shkarkoi plot 5 gola në portën e Dinamos! Në Vlorë edhe krenohen, por edhe vetngacmohen, duke u kujtuar futbollistëve të tyre se 5 gola në Kategorinë e Parë, edhe pse në portën e Dinamos, nuk janë si dikur kur luanin sipër dhe kishin të prenotuar vendin e parë në..autobuz! Po ç‘ishin këto 5 gola në portën e Dinamos? Të asaj Dinamo, që ishte betuar se do të bënte namin për t’u ngjitur sa më shpejt në Superligë, ku paska hesape për të larë…
E marrë unë përgjegjësinë i pari ! Kishte deklaruar trajneri i Dinamos, Nevil Dede. Kurse vlonjatët thumbonin se përgjegjësia më e madhe nuk shkon per Nevilin, por bie mbi futbollistët e Flamurtarit që nuk e shënuan dot golin e gjashtë! Pale kur kishte shkuar lajmi në qytet se Flamurtari e kishte tredhur me 5 gola Dinamon, një nga ithtarët e ekipit vlonjat, kishte thënë : “ Ku e kishin portierin ata..në banjo!”
Sfidanti.al