Nuk do të jetë e lehtë të krijohet një formacion. Edi Reja e di se miqësorja e nesërme ndaj Arabisë Saudite, më shumë sesa një test për të, është një mundësi për eksperimente ndaj edhe ai nuk e ka të qartë se nga ta nisë. Lojtarët e kampionatit shqiptar dominojnë grupin e grumbulluar për këtë sfidë, dhe ndryshe nga legjionarët, italiani nuk ka një ide shumë të qartë për ta. Gjithsesi, pritet që disa prej tyre të jenë titullarë, sidomos në mbrojtje ku mendohet të jetë treshja Janku-Bitri-Turkaj. Reja nuk heq dorë nga skema e tij 3-5-2, dhe në mesfushë mund të luajnë Gurishta, Toli, Kallaku apo Deliu.
Sidoqoftë, me sulmin pritet të ketë më pak të papritura sepse tekniku mund të luajë me njohjen e vjetër Sokol Cikalleshi, që ndodhet në shtëpi pasi luan në kampionatin saudit. Në krah të tij, besohet Bekim Balaj, një sulmues që Reja e njeh sepse ka luajtur më parë me kombëtaren dhe dëshiron ta ruajë si alternativë, ndonëse do të provohet edhe Xhixha. Miqësorja luhet nesër në 16:30 dhe pritet të aktivizohet një numër i madh lojtarësh. Formacioni i mundshëm (3-5-2): Kastrati, Janku Bitri Turkaj, Gurishta Toli Kallaku Deliu Mitaj, Cikalleshi Balaj.
Sfidanti.al