Ironia e Goreckës për Levandovskin: Ia kaloi keq tek Bajerni!

Për disa kohë kanë qenë shokë në Mynih, por tani janë kundërshtarë. Leon Gorecka nuk e ka emrin e Robert Levandovskit, por kjo ka pak rëndësi, ndërsa sot mesfushori është ndër më të rëndësishmit tek Bajerni dhe flet në prag të sfidës në “Spotifaj Kamp Nou” ndaj Barcelonës në Champions. “Kjo ndeshje kurrë nuk është miqësore, – thotë ai, – edhe nëse nuk do të ketë vlerë për kualifikim”. Kjo, sepse Interi do të luajë më herët ndaj Viktorias së Plzenjit. Gorecka e ka një fjalë edhe për legjendën polake, që duket se do të luajë në Ligën e Europës sezonin që vjen. “Levi ishte vërtet shumë keq tek Bajerni, – u shpreh ai, – gjithnjë ka kaluar të paktën në turin e dytë, por këtë herë ne nuk mund ta ndihmojmë”.

Sfidanti.al