Një vajzë me origjinë shqiptare, etnikisht plotësisht kuqezi, edhe pse i përket familjes së futbollit suedez. Kosovare Asllani, së cilës prejardhjen ia thotë fare qartë emri, ishte e shkëlqyer në ndeshjen e madhe të Serisë A për femra mes Milanit dhe Juventusit. Kur nuk e priste askush, skuadra nga Lombardia i shkaktoi kampioneve të Italisë humbjen e parë që nga shkurti, dhe mediat në Apenine thonë se kjo ndodhi së pari për meritë të “Super Asllanit”. Sulmuesja 32-vjeçare me numrin 9, e ardhur nga Reali i Madridit, shënoi golin e parë, dhe pastaj realizoi edhe të dytin pas vetëm 60 sekondash. Fitorja 4-3 bën që Milani të jetë vetëm 2 pikë larg Juves në renditje, ndërsa vajzat torineze mund të mbeten të shkëputura nga Interi. Milanoja pra e ka një “mbretëreshë” me mbiemrin Asllani, Kosovaren, ndërsa tek ekipi i djemve tek Interit, një tjetër Asllani pret rastin e tij, Kristjani.
Sfidanti.al