Pioli lumturohet me golat e Milanit, por tremb dëmtimi i Diazit!

Për rezultatet nuk ka asnjë kritikë, të paktën në Itali, ndonëse skuadra po kalon periudhë të vështirë me dëmtimet. Milani mbetet kandidat për titull në Serinë A duke pasur pikë po aq sa Napoli (ky i fundit, me një ndeshje më pak) dhe fitorja 4-1 ndaj Monzës ishte një tjetër provë, veçse listës së lëndimeve iu shtua Brahim Diaz. Autori i dy golave, dhe Lojtari i ndeshjes, doli nga fusha duke çaluar pas dëmtimit në këmbë, e besohet se kjo mund ta lerë jashtë sfidës së Championsit ndaj Dinamos së Zagrebit në Kroaci. Trajneri Pioli theksoi ndikimin e dëmtimeve. “Më kanë kushtëzuar dhe nuk kam bërë dot rotacion siç duhet”, – pohon ai, ndonëse është i lumtur për golat. “Le të mësojmë ndonjë gol, – shprehet trajneri, – kryesore është të shënojmë sa më shumë”.

Sfidanti.al