Gjigandi norvegjez ndodh edhe që gabon, por kjo qëllon rrallë. Mançester Siti është me fat që e ka Erling Halandin, që shënon vazhdimisht. Sulmuesi, pasi shtoi dy rrjeta të tjera në ndeshjen e djeshme në kampionat ndaj Brajtonit (3-1) duke arritur në 17 gola në Premier Ligë. Kjo, në vetëm 11 ndeshje, dhe është e njëjta shifër që ylli i Totenhemit, Harri Kejn, pati sezonin e kaluar në 37 përballje. Po ashtu, Halandi ka 7 ndeshje të kampionatit radhazi që shënon në shtëpi. Në total gjatë këtij edicioni, ai numëron 22 goditje të sakta në rrjetë, ndonëse nuk dihet nëse do të ketë ritmin për të thyer rekordin e Lionel Mesit me 91 gola në 2011-2012.
Sfidanti.al