Marej i largohet edhe më tej Gjokoviçit, tani është para 2215 pikë

Tenisti britanik, Endi Marrej, e ka rritur edhe më shumë epërsinë e tij si lider në ranglistën e ATP-së dhe, tani, ai ka 2215 pikë më shumë sesa tenisti më i mirë serb, Novak Gjokoviç. Marej, gjatë uikendit të kaluar, triumfoi në Dubai, duke fituar 500 pikë, ndërsa Nolja, pas humbjes nga Kirjosi në çerekfinale të turneut të Akapulkos, mori vetëm 90 pikë. Kështu që, tani, tenisti britanik ka në konton e tij 12 040 pikë, ndërsa ai serb – 9825. Në vendin e tretë, vazhdon që të jetë zvicerani Stan Vavrinka me 5195 pikë, kurse në vendet e katërt e të pestë ndodhen Milosh Raoniç dhe Kei Nishikori. I vetmi ndryshim në Top-10-tshen më të mirë ndodhi në vendin e 7-të, në të cilin, tani, ndodhet Marin Ciliç, ndërkohë që një vend më poshtë ra Zho-Vilfred Xhonga. “Dhjetëshën” më të mirë e mbyll tenisti më i suksesshëm i të gjitha kohërave, zvicerani Rozher Federer me 3305 pikë.

sfidanti.al