Boksi do të bëhet më “i pasur” edhe me një emër tjetër, pasi Tajson Fjuri njoftoi, dje, se ai është gati që të kthehet në ring. Ky boksier britanik, më 2015, mundi ukrainasin Vladimir Kliçko, por, disa muaj më vonë, atij iu hoqën të gjithë titujt, pasi ai doli pozitiv në një testim dopingu dhe, kështu, Fjuri shpalli mbylljen e karrierës së tij. Ish-kampioni i botës shpjegoi, atëkohë, se fjala ishte për një substancë droge, përdorimi i së cilës e ndihmonte atë që të luftonte kundër depresionit, dhe se kjo substancë nuk ishte stimuluese që ta bënte atë më agresiv në ring.
Sidoqoftë, ai u dënua, por Fjuri, tani, thotë se ai është gati për një come back (kthim) në ring dhe, ka shumë mundësi, që ai ndeshjen e parë, pas kthimit, ta zhvillojë më 13 maj. “Lajmi më i fundit. Mbreti do të kthehet më 13 maj. Po punojmë për gjetjen e kundërshtarit. Faleminderit që ma keni ruajtur brezin e kampionit. Po kthehem që ta marrë atë”, shkroi Fjuri në profilin e tij në tëitter.
sfidanti.al