Faqja zyrtare e UEFA-s, para disa ditësh, publikoi një studim të pazakontë që, praktikisht, e eliminonte Barcelonën nga një e teta e finaleve të Ligës së Kampioneve, qysh pa u luajtur ndeshja e kthimit me PSZH-në franceze dhe një fakt i tillë, sigurisht, që shkaktoi reagime negative në kampin katalonjas, ku këtë studim ose analizë e konsideruan si një mungesë respekti dhe nënvlerësim të Barcelonës. Megjithëse detyra, në ndeshjen e kthimit, do të jetë mjaft e vështirë, disa lojtarë të Barcelonës thonë se ata besojnë te çudia dhe përmbysja e rezultatit 0-4, në “Kamp Nou”, ndërsa një nga më të zhurmshmit, në këtë drejtim, është Nejmari.
Një ditë pas humbjes së thellë, sulmuesi brazilian kish deklaruar se ekipi Barcelonas është në gjendje që të bëjë të pamundurën para tifozëve të vet dhe ajo që është më interesante, ai (Nejmari) tha se ekipi i tij do ta përmbysë rezultatin 0-4, kurse ka vënë edhe bast me para me bashkëlojtarët e tij, duke prognozuar se ai do të shënojë, të paktën, dy gola në portën e PSZH-së. ‘Apokalipsi” ndodhi : Barcelona shenoi 6 gola në portën e Paris SG, pwsuan vetëm 1 gola dhe Nejmar shëshnoi një supergol nga goditja e denimit.
sfidanti.al