Milani nuk i ka problem 2 milionë euro rrogë për Brojën

Nuk dihet nëse do të ndodhë, por është e qartë se në Lombardi e duan. Armando Broja mund të ndërrojë skuadër dhe kampionat sezonin e ardhshëm. Nga Italia thonë se Milani ka “dalldisur” për sulmuesin shqiptar dhe e cilëson njeriun e përsosur për të qenë ylli i së ardhmes. Ibrahimoviç dhe Zhiru janë moshë e madhe, ndaj duhet “gjak i ri”. Nuk besohet që Milani të ketë problem t’i japë Brojës 1.5 milionë euro sa merr tani tek Çelsi, apo edhe 2 milionë nëse futbollisti 21-vjeçar do ta kërkonte.

Sfidanti.al